Kaçakët

Kaçakët ishin një grup që u paraqitën si formë e rezistencës kundër pushtuesit të huaj. Me këtë emër njihen në periudhën turke në shkeullin XV-XVI, e cila kishte më tepër karakter ekonomik sesa politik. Lëvizja e tyre vjen duke u shtuar gjithnji e më tepër dhe mer formën e rezistencës politike në truallin shqiptar, posaçërisht në gjysmën e dytë të shekullit XIX e bëhet më masive pas shuarjes së Lidhjes së Prizrenit.[1]
Pas humbjes së Turqisë dhe okupimit të Sanxhakut nga serbo-malazezët, një numër i madh i tyre, për të shpëtuar kokën, u detyruan të shpërngulen. Ndërsa ata që mbetën qenë detyruar të durojnë reprezaliet e xhandarmërisë, e pas vitit 1918 edhe reprezaliet e njësisë paramilitare të Kosta Peçancit, të cilin mbreti Aleksandër në Sanxhak dhe Kosovë e dërgoi për të vënë rend.[2]
Pushteti i instaluar serbo-malazez, për ta shuar Lëvizjen kaçake, më 19 gusht të viti 1919 me dekretin e regjentit Aleksandër Karagjorgjeviq, nxori dekret ligjin mbi ndarjen territoriale ushtarake.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kaçakëria është një fenomen i perandorisë osmane i shtrirë jo vetëm ne Shqipëri, por në të gjithë shtetet dhe kombet mbi të cilët ajo kishte shtrirë sundimin e saj. Ky fenomen në vende të ndryshme kishte emra të ndryshëm. Në Greqi quheshin andartë, në Rumani hajdukë, në vendet sllave çetnikë... Kaçakë janë quajtur ata njerëz që në rrethana të ndryshme janë konfliktuar me administratën turke, disa pse s'kanë dashur të shkojnë të kryejnë shërbimin ushtarak mbasi Turqia i dërgonte në vise të largëta të Anadollit, një pjesë e të cilëve nuk ktheheshin më. Disa pse s'kishin mundësi të shlyenin taksat ose s'kanë dashur t'i shlyejnë. Disa pse grindeshin me feudalët në shërbim të të cilëve ishin, disa edhe për vrasje. Të gjithë këta fshiheshin nëpër male, bashkoheshin me njëri-tjetrin dhe më i zoti i tyre, më i vjetri, më trimi apo më i dituri, dilte në krye, i dëgjohej fjala dhe bëhej kapedani i të gjithëve. Kështu formoheshin çetat që me kalimin e kohës bëheshin formacione të organizuara. Kështu që në Gorë e ndjenin veten mirë të dy palët edhe kaçakët edhe banorët, të cilëve bujaria s'u ka munguar asnjëherë. Gora njeh shumë çeta që kanë vepruar në territorin e saj. E para dhe më e lashta që njohim është çeta e Shahin Matrakut dhe pastaj vijnë me rradhë çetat e Kajo Babjenit, i cili njihet si figura legjendare e Gorës, njeriu që i rezistoi kaçakllëkut mbi tridhjetë vjet. Ndër çeta të tjera përmendim atë të Ismail Dëdushës, Malke Zvarishtit e Xhelo Selcës. Gora përbënte familjen e madhe, ku gjenin prehje të gjithë sidomos kaçakët dhe hallexhinjtë, trimat dhe luftëtarët e lirisë.[3]
Përderisa në Republikën e Shqipërisë fjala mbanë kuptimin e mëparshëm në territoret e mbetura në Jugosllavi, komunistët fillojnë që të ndryshojnë kuptimin e fjalës dhe si Kaçak marrin tregtuesit ilegalë të duhanit përgjatë kufirit të Republikës së Shqipërisë dhe pjesëve tjera të Shqipërisë.
Divizioni i Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Divizioni i Kosovës, me qendër në Prishtinë, ndahej në tri qarqe divizioni.
1. Qarku i Regjimentiti të Prizrenit, me shtab në qytetin në fjalë, i cili përfshiu këto rrethe administrative: rrethin e Gorës, Sharrit, Gjakovës, Podrimes, Podgores.
2. Qarku i Regjimentiti të Pishtinës me shtab në Prishtinë, përfshinte këto rrethe administrative: të llapit me nji pesë tërrethit tëgraçanicës dhe nji batalioni të rrethit të Graçanicës, rrethin e Gjilanit dhe rrethin e Nerodimes me qendër në Ferizaj.
3.Qarku i tretë ai i regjimentit të Novi Pazarit, i cili përfshinte këto rrethe administrative: të Senicës, Dezhevës, Novi Pazarit, Shtavicës, Tutinit, Mitrovicës, Vushtrrisë, Drenicës, Istogut, Rozhajës dhe të Pejës.[4]
Synimi parësor i lëvizjes ishte të bindte komunitetin ndërkombëtar për të pranuar që Kosova t'i bashkangjitej Shqipërisë. Autoritetet serbe u përpoqën të fuqizonin administraten e tyre thellësisht jopopullore në Kosovë por pati vështirësi të mëdha në çarmatosjen e shqiptarëve, qëndresa në rritje e të cilëve, me mbështetjen aktive të Italisë, u bë e njohur si lëvizja kaçake.[5] Koordinuesi kryesor i lëvizjes së kaçakëve ishte Komiteti i Kosoves, i cili krijoi degë ne çdo qytet të krahinës. Lëvizja kaçake përbëhej kryesisht nga mërgimtarë shqiptarë nga Kosova. Ajo shihej nga serbët si një organizim i jashtëligjshëm ndërsa nga shqiptarët si lëvizje per çlirim kombëtar. Në të vërtetë ajo kish pak nga të dyja. Kaçakët dolën në kodra e zhvilluan luftë guerile kunder autoriteteve. Një numer bandash të rregullta kaçake vepronin veçmas, sulmonin zonat kufitare të pambrojtura, duke iu shmangur taksave e shërbimit ushtarak.
Udhëheqesi kaçak më i madh e më i famshëm ishte Azem Bejta (1889-1924) (i njohur edhe si Azem Galica), i cili e mbajti Drenicën e tij, zonën qëndrore të Kosovës, në kryengritje të vazhdueshme gjatë fillimit të viteve 1920. Bejta dhe e shoqja Shota, që e fshehu gjininë duke përdorur emër mashkulli (Qerim) e veshje burri për të mos fyer më të mëdhenjtë e njerëzve të vet, ishin udhëheqesit e një lëvizjeje të fuqishme që në fund të vitit 1918 komandonin të vetëm rreth 2 mijë luftëtarë dhe 100 mijë përkrahës.[6]
Bejta nxiti shqiptarët të mos paguanin taksat e të kundershtonin shërbimin ushtarak për sa kohë që të drejtat e tyre të dhunoheshin. Kështu, kurdo që dikush merrte një thirrje gjyqësore, administrative, apo për të shkuar ushtar, bashkohej me kaçakët.[7] Siç doli, qëndresa e Bejtës, sado popullore të ketë qenë, u ndalua jo aq nga shtypja qeveritare sa nga politika e vetëpërmbajtur e Ahmet Zogut dhe konservatorëve shqiptarë. Më 1922 Zogu, atëherë minister i brendshëm i Shqipërisë dhe kundershtar i kaçakëve, filloi çarmatimin e fiseve të malësive te Shqipërisë së veriut dhe zonës asnjanëse kufitare drejt Jugosllavisë ku, veçanërisht në Junik, kaçakët dhe Bejta kishin bazat e tyre. Në mars 1922 Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Elez Isufi, nje udhëheqës i rëndësishëm kaçak, u përpoqën të rrëzonin qeverinë e Tiranës, por dështuan. Në janar 1923, shpejt pasi Ahmet Zogu ishte bërë kryeministër i Shqipërisë, Curri e Prishtina edhe një herë dështuan në një përpjekje për ta rrëzuar atë, edhe pse kishin 500 kaçakë nga Kosova. Ndërmjet dy revoltave të armatosura, Zogu hyri në një marrëveshje me Beogradin, duke premtuar mes të tjerash, të hiqte qafe Currin, Prishtinën e kaçakët. Përpjekja e tretë e Currit, menjëherë pas vrasjes së frymëzuar nga Zogu të Avni Rustemit (vrasës i Esad pashë Toptanit), ishte pjesë e revolucionit të qershorit të vitit 1924, që solli në pushtet qeverinë nacionaliste dhe përparimtare të Fan Nolit.
Azem Bejta dhe forca e tij kryesore prej një mijë kaçakësh u tradhtuan te xhandarmëria jugosllave në fund të trazirave që shënuan ndërrimin e regjimit.[8]
Bejta ra më 15 korrik dhe, më 24 dhjetor, Zogu u kthye prap në pushtet në krye të një regjimi të mbështetur nga Beogradi. Ai me shpejtësi i dha fund Komitetit të Kosovës. Zogu dërgoi xhandarët të vrisnin Bajram Currin dhe i shpërndau udhëheqesit e tjerë kosovarë. Nënte vjetë më vonë, më 1933, agjentët e tij vranë Hasan Prishtinën në Greqi.[9] Zogu u vetëshpall mbret i Shqipërisë më 1928 e, nga ajo kohë i përqëndroi energjitë e tij për të ruajtur pushtetin e vet, duke i lënë shqiptarët e Kosovës në fatin e tyre.
Lëvizja Kaçake filloi të fikej më 1924 kur, mbas vrasjes së Azem Bejtes, një nga qeveritë më liberale në Beograd shpalli një amnesti të gjerë që përfshinte krimet më të rënda. Amnistia dhe marrëdhëniet e mira me Shqipërinë shkaktuan braktisjen e lëvizjes së kaçakëve që, megjithëse u shtyp pa mëshirë, kish shërbyer për forcimin e një ndjenje gjithnjë e më të madhe kombëtare mes shqiptarëve të Kosoves. Ajo mbeti në xhepa të vegjël qëndrese deri në fund të viteve 20'.[10]
Lëvizja Kaqake në Karadak dhe Anamoravë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Flaka e luftës, u përhap në të gjitha trojet shqiptare të Kosovës. Kështu zjarri i kësaj kryengritjeje, u përhap edhe në Anamoravë. Në rrethin e Gjilanit, kushtrimin për kryengritje e dha Lotë Vaku me çetën e tij, i cili me një aksion të rrufeshëm kundër xhandarmërisë serbe, e cila kishte shkuar të plaçkiste fshatrat e Malësisë së Gjilanit në Karadak e që pastaj u përhap edhe në fshatrat e Moravës së Epërme, në Kabash e në Beguncë e në fshatra të tjera, të prira nga Xheladin Limani (Xhel Guri), Islam Ali Jusufi – 146 Drenogllava, Ali Ramadani – Kabashi, Murtez e Liman Sylejmani-Begunca, Fazli Ajeti Çaushi nga Godeni dhe prijës të tjerë të çetave kaçake në Anamoravë. Po prijësi më i njohur i kryengritjeve antiosmane të vitit 1910 i Betejës së Termopileve Shqiptare, në Grykën e Kaçanikut ishte Idriz Seferi-Kreshniku i Karadakut, i cili deri në vitin 1913 qëndron me pushkë në dorë, por për shkak të moshës së pleqërisë dhe rrethanave të tjera, ai pas këtij viti tërhiqet nga jeta e kaçakut, por megjithatë me përvojën e tij të gjatë jepte udhëzime dhe këshilla për çlirim nga robëria serbe.
Shiko edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtëme/Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Rushiti, Dr. Limon, Lëvizja Kaçake në Kosovë (1918-1928). Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë 1981, faqe 9.
- ↑ Harun Crnovrsanin dhe Nuro Sadikovic, Sinovi Sandzaka, Frankfurt 1996, faqe 39
- ↑ Kreka, Selami. Historiku krahinor i Gorës Qarku Korçë. fq. 104.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Rushiti, Dr. Limon, Lëvizja Kaçake në Kosovë (1918-1928). Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë 1981, faqe 30
- ↑ Për të dhëna më të hollësishme mbi lëvizjen kaçake, shih L. Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë (1918-1928) Prishtinë, 1981
- ↑ Banac, The National Question in Yoguslavia, f. 303
- ↑ Ibid.,f.302.
- ↑ Banac, "The National Question in Yugoslavia", f.304
- ↑ Ibid., f.305
- ↑ Miranda Vickers: 'Midis serbëve dhe shqiptarëve', Londer, 1998, f.131-134